LAJMI I FUNDIT:

Tovërlani, politikanëve: Mos gënjeni për Ramazan

Tovërlani, politikanëve: Mos gënjeni për Ramazan

Trajneri i njohur kosovar Afrim Tovërlani ka folur së fundi edhe rreth premtimeve të politikanëve.

Ai ka kritikuar krerët e partive politike dhe kandidatët për deputet rreth urimet që po bëjnë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit duke thënë se është e ndaluar me rrejt gjatë kësaj periudhe.


“Shume mire që krerët e partive politike dhe kandidatet për deputet po urojnë popullin për fillimin e Ramazanit, por a e dine që është e ndaluar dhe shumë gjynah me rrejt gjatë muajit të shenjtë?”, ka shkruar Afrim Tovërlani.

Theksojmë se Tovërlani javë më parë është shkarkuar prej postit të trajnerit të Feronikelit. /Telegrafi/