Në Angli kanë vazhduar testimet për lojtarët e Ligës Premier, ku vetëm një rast ka rezultuar pozitiv. 

Deri më tani pesë herë janë bërë testet, ku janë marr 5079 mostra, ku 13 futbollistë dhe anëtarë të stafeve kanë rezultuar pozitiv.

I fundi i infektuari, siç konfirmohet në një deklaratë zyrtare nga klubi i tyre vjen nga klubi i Tottenhamit.

“Ne jemi informuar nga Liga Premier se kemi një rast pozitiv për COVID-19 pas raundit të fundit të testimit në Qendrën tonë të Trajnimit”.

“Për shkak të konfidencialitetit mjekësor, emri i individit nuk do të zbulohet”.

“Ai aktualisht është asimptomatikë dhe tani do të izolohen për shtatë ditë, në përputhje me protokollin e Ligës Premier, përpara se të kalojnë në testime të mëtejshme”, thuhet në komunikatën e klubit. /Telegrafi/