Topi: Kosova, hapa të sigurt drejt shtetit të pavarur

Deklarata e Kryetarit të Shtetit shqiptar u bë në takimin që pati në Tiranë me zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, Sllobodan Petroviç.
“Janë këto shtyllat kryesore të mbështetjes për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike”, tha Topi.
Nga ana e tij, zëvendëskryeministri Petroviç shprehu mirënjohjen për pozicionin mbështetës të Shqipërisë ndaj zgjerimit të hartës së njohjeve të reja të shtetit të Kosovës si dhe inkurajimit të zhvillimit të dialogut Prishtinë-Beograd për çështje teknike.
Ai bëri një panoramë të detajuar të zhvillimeve më të fundit në Kosovë dhe të sfidave me të cilat përballet qeveria ku ai bën pjesë.
“Dy vendet tona ndajnë shumë gjëra të përbashkëta, gëzojnë një bashkëpunim dhe marrëdhënie shumë të mira, që shërbejnë për përmbushjen e qëllimeve integruese në strukturat euro-atlantike”, u shpreh Petroviç.
Në vijim të takimit, Presidenti vuri në dukje domosdoshmërinë që ka për shtetin e ri të Kosovës mirëfunksionimi i pushtetit lokal.
“Klasa politike dhe qytetarët kosovarë në mënyrë të vazhdueshme kanë dëshmuar maturi, përgjegjshmëri të lartë dhe ndërgjegjësim për sfidat thelbësore për konsolidimin e shtetit multietnik edhe përmes respektimit të drejtave të të gjithave pakicave në vend”, nënvizoi Kryetari i Shtetit shqiptar./Telegrafi/


































