LAJMI I FUNDIT:

Topi i Artë nuk është gjithçka – thotë Ronaldo

Topi i Artë nuk është gjithçka – thotë Ronaldo

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, nuk do të shkurajohet nëse nuk e fiton çmimin ‘FIFA Topi i Artë’.

Në muajin janar do të bëhet publik emri i fituesit të çmimit më të madh individual që u jepet futbollistëve, ndërsa për këtë trofe portugezi konkurron me dyshen e Barcelonës, Lionel Messi dhe Andres Iniesta.

“Është e qartë se do të doja ta fitoj, nuk dua të bëhem hipokrit dhe gënjeshtar, është diçka për të cilën aspiroj, por nuk mendoj se nëse nuk e fitoj, është fundi”.


“Mund të jetoj pa një çmim individual, edhe pse do të ishte e padrejtë. Karriera e një futbollisti nuk shënohet nga trofetë individuale, por nga ato kolektive”, ka deklaruar CR7.

Kujtojmë që 27-vjeçari e ka fituar një herë Topin e Artë, sa ishte lojtar i Manchester Unitedit (2008). /Telegrafi/