Site icon Telegrafi

Tonali mund të largohet nga Newcastle, e ardhmja e tij sërish në Serie A

Sandro Tonali mund të largohet nga Newcastle United në afatin kalimtar të verës.

Mesfushori italian, i cili u transferua nga Milani, tani është duke menduar largimin nga ‘St James Park’, nëse skuadra e tij nuk arrin të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane.

Milani po e ndjek situatën e yllit italian dhe po mendon ta rikthejë atë në San Siro.

Lexo po ashtu Juventusi ka dy objektiva të mëdha për afatin kalimtar veror

Një huazim i mundshëm është në diskutim, por vendimi përfundimtar do të merret vetëm në fund të sezonit, ku do të dihet nëse Newcastle do të paraqitet në garat evropiane.

Që nga mbërritja e tij në Ligën Premier, Tonali ka përballuar vështirësi në përshtatje. Edhe pse ai u mirëprit me pritshmëri të larta, rruga e tij në Angli nuk ka qenë pa pengesa.

Newcastle, pavarësisht potencialit të dukshëm, ka luajtur nën standardet e pritura, dhe mungesa e një vendi në garat evropiane mund të shkaktojë ndryshime në skuadër.

Nëse kjo ndodh, Tonali mund të kthehet me kënaqësi te Milani, ku ka lënë një gjurmë sa ishte pjesë e kuqezinjve. /Telegrafi/

Exit mobile version