Site icon Telegrafi

Tomë Gashi: Astritin e pastruan pasi e vranë (Video)

(E plotësuar) Avokati Tomë Gashi, i cili po merret me rastin e vdekjes së Astrit Deharit, ka thënë se tash e nëntë ditë është treguar neglizhencë totale lidhur me këtë rast dhe se kjo gjë tregon se pushteti dhe kushdo që është përgjegjës janë duke i përgatitur deklaratat dhe dëshmitë.

Gashi në emisionin “Info Box” në RTV Dukagjini ka thënë se gardianët e kanë ditur se Dehari ishte i vdekur, dhe se kjo është parë në xhirim ku shihet se nuk janë aspak të befasuar.

“Nuk po them që gardianet e kanë vra Astritin edhe pse kjo nuk bën të eliminohet krejtësisht”, ka thënë Gashi, transmeton Telegrafi.

Madje, Gashi shton se dikush me sapunin e peshqirin e përgjakur e ka larë pikërisht fytyrën e trupin e Astritit, e të cilën thotë se e ka parë të pastruar pasi që e vranë.

Ai ka shtuar se në ditën kur ka vdekur Astriti është dashur të arrestohen dhe të shkarkohen menjëherë nga drejtori i burgut të Prizrenit e deri tek gardianët./Telegrafi/

Exit mobile version