LAJMI I FUNDIT:

Tolaj lirohet në arrest shtëpiak

Tolaj lirohet në arrest shtëpiak

Ish-sekretari permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, është liruar nga paraburgimi dhe do të qëndrojë në arrest shtëpiak, ndërsa Hajrullah Fejza dhe Bekim Fejza do të mbrohen në liri. Kështu ka vendosur

Gjykata Themelore e Prishtinës të enjten, kur edhe filloi seanca kundër ish-ministrit Bujar Bukoshi dhe ish-zyrtarëve të tjerë të MSH-së. Në seancë të gjithë të pandehurit u deklaruan të pafajshëm. “Është e palogjikshme të jem këtu… Dhe ju do ta shihni në fund se nuk do të dalë asgjë nga kjo”, tha Bukoshi, pasi iu lexua aktakuza, raporton “Gazeta JnK”. /Telegrafi/