Porosia e rilindasve është e patjetërsueshme, sepse ende gjallon gjithandej ndër shqiptarë. Përpjekja për ruajtjen tanimë dhe zhvillimin e vendit, si një porosi e madhe historike e politike për konsolidimin dhe integrimin bashkëkohor kombëtar, vazhdon!
Para pesë shekujsh, nga shkaku i ekspansionit të rreptë të Perandorisë Osmane mbi Ballkanin dhe më gjerë, si pretendim për pushtimin e Evropës, mbi shqiptarët po ushtrohej nënshtrimi i rreptë dhe mbi tokat e tyre po ngritej një pushtet dhe një vend administrimi i sofistikuar për mbikëqyrje dhe sundim mbi një pjesë të Evropës për një kohë të gjatë.
Arma më e fortë e qëndresës së shqiptarëve mbeti besimi, tradita arbërore dhe fetare e krishterë për më se dy shekuj, në pjesën më të madhe të Arbërisë; sot ruhet dhe zhvillohet te ata që s’i kapi konvertimi masovik. Konvertimi në besimin islam me të shpejtë, sidomos në shekullin XVII, po e ndryshonte traditën fetare dhe po i afronte këto vende dhe popuj, pushtuesin dhe të pushtuarin. Kjo, me t’u stabilizuar politikisht, po i shtypte më tej dhe po i zvogëlonte përpjekjet për çlirim dhe për formimin e shtetit të pavarur. Madje, kaluan gati dy shekuj të tjerë, deri në kohën e zjarrmimit të përpjekjeve të intelektualëve dhe atdhetarëve të mëdhenj të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Angazhimi atdhetar i rilindasve shqiptarë, ai politik dhe veprues i armatosur, kishte mbizotëruese idenë dhe mundin për ruajtjen e tërësisë tokësore dhe formimin e shtetit të tyre. Fqinjët e shqiptarëve i kishin fituar shtetet e tyre. Ndërkaq, tkurrja e territorit politik dhe administrativ të Perandorisë Osmane në Ballkan po çonte drejt copëtimit të tokave shqiptare. Kjo po ndodhte! Ndodhi në Paqen e Shën Stefanit, në Kongresin e Berlinit dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.
Kështu, ideja për shtetin dhe tërësinë e tokave u dëmtua, për t’u rikthyer si e vazhduar, e formatizuar dhe e menaxhuar deri në realizimin e ri, deri në ditët e sotme, me kushte dhe në rrethana të reja historike, gjeostrategjike dhe politike në relacione të reja me fqinjët dhe me shtetet e mëdha vendimmarrëse të zhvillimit të integrimeve demokratike në Evropën e bashkuar.
Ndërthurja e këtyre faktorëve kërkon dhe shënon kualitet të ri të idesë së bashkimit, kërkon avancimin dhe menaxhimin politik të kërkesave për integrim euroatlantik, që nënkupton një qasje dhe pjesëmarrje integruese të barabartë të të gjithëve, në Prishtinë e në Tiranë, në mekanizmat ndërkombëtarë në favor të integrimit politik dhe shtetëror të shqiptarëve të të dy shteteve.
Përpjekjet u ndërprenë herë pas here, u ndaluan për t’u formësuar me përpjekje edhe më të fuqishme në shërbim të një vizioni të qartë për integrime gjithëkombëtare demokratike, në periudha të ndryshme. Ato, përpjekjet, kishin marrë fuqishëm rrugën e tyre për realizimin e idesë themelore të formimit e të zhvillimit të proceseve me pragmatizëm politik të ndërtimit të shteteve të integruara në mekanizmat ndërkombëtarë!
Sot nuk ka se si të kundrohet ndryshe kjo çështje, përveçse me parametrat bashkëkohorë brendashqiptarë të ndërtimit të mekanizmave evropianë në Republikën e Kosovës dhe në Republikës e Shqipërisë si dhe me parametrat e faktorëve monitorues të të gjitha zhvillimeve në Ballkan e më gjerë; duke pasur parasysh ndërrimin e sistemeve dhe tranzicionin e këtyre shoqërive brenda shteteve të tyre, duke pasur përpara të gjitha sfidat për zhvillimin e sistemit qeverisës gjithandej vendeve të Ballkanit, pra edhe të dy shteteve, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
Ideja e kahershme për bashkim tani është koherente me idenë dhe të gjithë punën për integrimin e shqiptarëve. Është në koherencë dhe në kohezion me realizimin e saj bashkë me kërkesat për zhvillimin e demokracisë në kohë dhe në hapësirë të re integruese evroperëndimore dhe evroatlantike. Proceset po ecin sipas të gjitha mundësive praktike të misionit historik të të gjitha përpjekjeve dhe organizimit të ngjarjeve në historinë më të re. Këto zhvillime duhet t’i shohim në kuadrin e zhvillimit të normave dhe standardeve integruese evropiane, në kuadër të përmbushjes së kërkesave për mirëqenie të qytetarëve, për zhvillimin ekonomik dhe të jetës kulturore, arsimore dhe politike të përbashkët ndërshqiptare.
Sot, çështjen e integrimit, bashkimit të shqiptarëve e kanë në programin e tyre subjekte politike. Disa prej tyre, të cilat, duke u bërë aktuale me format e tyre të shprehësisë, duke e vënë në funksion mbizotërues politik për të bërë avantazhe politike ndaj rivalëve, duket të na tregojnë se sa më larg pushtetit të këtyre subjekteve, ato duken po aq më afër idesë për bashkim. Ndërkaq, e kundërta, sa më afër pushtetit aq më larg idesë programore; siç u duk me subjekte politike në VLAN, aq shpejt, sa që edhe kjo ide e madhe mund të zbehej edhe për nga shprehësia gjuhësore dhe politike. Kështu, varësisht nga trajtimi si e tillë, varësisht nga bartësi, vjen e bëhet (jo)serioze si ide për t’u bartur me tjetër format politik, në kushtet e integrimeve bashkëkohore dhe jo me metoda klasike të veprimit politik.
Sot përkulemi para dëshmorëve të kombit që ranë për liri dhe për këtë ideal! Ata mbeten bartës të dëshmuar të bashkimit kombëtar!
Proceset integruese brendashqiptare dhe evropiane për shqiptarët janë të pandalshme, janë me partneritet me shtetet mike dhe me fuqi politike në favor të proceseve integruese për ndërtimin institucional të mekanizmave shtetërorë. Normat integruese që dalin për zbatim rrugës së këtyre proceseve duhet respektuar për të pasur suksese për zhvillimin e të dy shteteve shqiptare dhe të shteteve fqinje.
Askush të mos u frikësohet deklaratave politike dhe të mund t’i keqkuptojë e t’i keqinetrpretojë. Edi Rama, kryeministër i Republikës së Shqipërisë, diti çka foli dhe ku foli, besojmë! Politikisht duhet të jetë reflektues dhe politikisht ai flet nga pozita e kryeministrit. Po të ishte e kundërta, të mos dinte çka dhe ku flet, nuk do të ketë ditur të bëhej kryeministër i Shqipërisë!
Togu i fjalëve Bashkim kombëtar është me përshtatje, këtë e dinë mirë gjuhëtarët! Kryeministrit Rama, besoj shumë, t’i ketë interesuar ana gjuhësore e një të thëne! Ndryshe, s’do të kishte kuptim!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Momenti historik mes turqve dhe kurdëve: Lideri i PKK-së bën thirrje për shpërbërjen e organizatës dhe dorëzimin e armëve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?