LAJMI I FUNDIT:

Togeri i suspenduar për moszbatim të urdhrave për pandeminë Covid-19 është i dënuar nga shkalla e parë për dy vepra penale

Togeri i suspenduar për moszbatim të urdhrave për pandeminë Covid-19 është i dënuar nga shkalla e parë për dy vepra penale

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), të mërkurën, ka suspenduar nga puna togerin e Policisë së Kosovës, pasi i njëjti dyshohet për moszbatim të urdhrave të Qeverisë së Kosovës, për mbrojtje nga pandemia globale Covid-19.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për media të IPK-së, ku thuhet se i njëjti është arrestuar me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, për çka me vendim të prokurorit atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.


I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka bërë të ditur se zyrtari policor i arrestuar është togeri Shukri Aliu.

Hashani tha se arrestimin e togerit e ka bërë Inspektorati Policor i Kosovës.

I pyetur nga “Betimi për Drejtësi”, nëse togeri i suspenduar është i njëjti i cili është dënuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për marrje të ryshfetit dhe moslajmërim të veprave penale apo kryesve të tyre, Hashani pohoi një gjë të tillë, duke bërë të ditur se Aliu ishte transferuar në Gjilan pasi ishte gjykuar për veprimet e tija gjatë kohës sa kishte qenë Komandant i Stacionit Policor në Novobërdë.

Rasti i këtij të fundit është monitoruar dhe raportuar vazhdimisht nga “Betimi për Drejtësi”, i cili raste tashmë gjendet në Gjykatën e Apelit për herë të dytë.

Gjykata Themelore në Gjilan, me 12 dhjetor të vitit të kaluar, për herë të dytë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-komandantit të Stacionit Policor në Novobërdë, Shukri Aliu, i akuzuar për veprat penale “marrja e ryshfetit” dhe “moslajmërim i veprave penale apo kryesve të tyre”.

Për veprën penale “marrja e ryshfetit”, trupi gjykues me kryetar, Naser Maliqi, i ka shqiptuar dënim prej gjashtë muajsh burgim, si dhe gjobë në shumë prej 500 euro.

Kurse, për veprën penale “moslajmërim i veprave penale apo kryesve të tyre”, gjykata i ka shqiptuar dënim me gjobë prej 1000 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata, të akuzuarit Shukri Aliu, i ka shqiptuar dënimin unik, ashtu që, i njëjti është dënuar me gjobë prej 1500 euro, shumë të cilën detyrohet ta paguajë brenda 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Prokuroria ndalon policin që dyshohet se rrahu 21-vjeçarin në Prishtinë, që më vonë pësoi sulm në tru
Lexo po ashtu Prokuroria ndalon policin që dyshohet se rrahu 21-vjeçarin në Prishtinë, që më vonë pësoi sulm në tru

Kurse, dënimi me burgim nuk do të ekzekutohet nëse në afat prej një viti nuk kryen vepër tjetër penale.

Po ashtu, gjykata e ka obliguar atë që të paguajë paushallin gjyqësor prej 50 euro, si dhe shumën prej 50 euro për fondin e viktimave.

Të pakënaqur me vendimin që gjykata e shkallës së parë kishte marr pas rigjykimit të rastit, mbrojtja e ish-komandantit policor në Novobërdë, Shukri Aliu i akuzuar për korrupsion dhe Prokuroria Themelore në Gjilan, i janë drejtuar sërish me ankesa Gjykatës së Apelit.

Derisa, prokuroria përmes ankesës së saj ka kërkuar nga Apeli që ndaj Aliut të shqiptohet dënim më i ashpër, mbrojtja e të akuzuarit ka kërkuar ndryshimin e aktgjykimit dhe lirimin e tij ose rigjykim të rastit.

Ndryshe, më 26 shkurt 2019, rasti është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit, pas aprovimit të ankesës së mbrojtësit të të akuzuarit Shukri Aliu, avokat Ymer Huruglica, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas të cilit të akuzuarin Shukri Aliu e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim unik me gjobë në shumë prej 1500 euro, si dhe dënim me burg në kohëzgjatje prej 180 ditësh, të cilin dënim me burg nuk do ta mbaj nëse në afat prej një viti nuk kryen vepër tjetër penale.

Me rastin e atakimit të aktgjykimit të Gjykatës Themelore të Gjilanit, të 5 dhjetorit 2018, dhe aprovimit të ankesës së mbrojtësit të të akuzuarit Aliu, si dhe sipas detyrës zyrtare, Gjykata e Apelit ka vendosur që çështja në fjalë të kthehet në rigjykim për shkak të konstatimit se aktgjykimi i shkallës së parë është nxjerrë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se i njëjti nuk është përpiluar konform nenit 370 të Kodit të Procedurës Penale.

Ndaj aktgjykimit të shkallës së parë, ankesë kishte ushtruar edhe Prokuroria Themelore në Gjilan, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mirëpo, sipas Apelit, për shkak të anulimit të aktgjykimit të shkallës së parë, ankesa e prokurorisë sa i përket vendimit mbi dënim, tani për tani është jo lëndore.

Në këtë rast, për veprën penale “mbajtje në pronësi, në kontroll, ose posedim te paautorizuar të armëve”, dhe “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, akuzohej edhe Ivan Dikiq, por që ai kishte arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë, me ç’rast ishte veçuar procedura ndaj të bashkakuzuarit Shukri Aliu.

Për të dy veprat penale, Gjykata Themelore në Gjilan, më 6 mars 2018, ndaj të akuzuarit Dikiq ishte shqiptuar dënim unik prej një viti burgim me kusht, në afat verifikimi prej dy vjetësh.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Gjilan, më 26 dhjetor 2017, Shukri Aliu akuzohet për veprën penale “marrja e ryshfetit”, nga neni 428 paragrafi 1 dhe veprën penale “moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”, nga neni 386 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nën paragrafi 1.6 dhe 1.9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, më 2 shtator 2017, i pandehuri Shukri Aliu, në cilësi të personit zyrtar-Komandant i Stacionit Policor në Novobërdë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka pranuar dhuratë-dru për ngrohje në sasi rreth 5m³, për zbulimin e vjedhjes së pyllit në pronësi të Naser Mehmetit nga Gjilani.

Siç thuhet në aktakuzë, Ivan Dikiq i kërkon një traktor me dru nga Naser Mehmeti për të pandehurin Shukri Aliu, me arsyetimin se i njëjti e kishte zbuluar vjedhjen e malit të Naser Mehmeti, i cili përmes Ivan Markoviq dhe Ivan Dikiq, ia dërgon të pandehurit sasinë e druve dhe përmes telefonit ai e njofton tani të akuzuarin duke i thënë: “Përshëndetje shoq, punën ta kryta, drutë ia dhash Ivanit me ti pru, dhe i pandehuri thotë faleminderit” , raporton “Betimi për Drejtësi”.

Shukri Aliu, gjithashtu akuzohet se gjatë periudhës kohore 22 korrik deri më 23 korrik 2017, përmes telefonit komunikon me të pandehurin Ivan Dikiq, dhe nga i njëjti mëson se pa leje valide është duke poseduar armë të zjarrit dhe se të njëjtën do ta përdorë në një dasmë, e cila armë gjatë bastisjes është sekuestruar.

Gjithnjë sipas aktakuzës, po ashtu i akuzuari Aliu nga i pandehuri Ivan Dikiq mëson se i njëjti është duke mbajtur në bashkësi jashtë martesore personin nën moshën 16 vjeç edhe pse si person zyrtar, komandant i Stacionit Policor në Novobërdë, mëson për këto dy vepra, të njëjtat nuk i lajmëron.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori