“Është organizuar ndihma e shpejtë mjekësore edhe në Stajkovcë, Haraçinë dhe Hasanbeg”, ka deklaruar për mediat ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov gjatë vizitës së sotme në Stajkovcë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Është angazhuar personel mjekësor i cili u ndihmon qytetarëve. Dezinfektimi është bërë në 20 milionë metra katrorë, por do të vazhdojë edhe më tej për siguri dhe parandalim. Është bërë edhe dezinsektimi me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjeve”, ka thënë Todorov.
“Janë angazhuar edhe 400 bashkëpunëtor nga Ministria e shëndetësisë, ndërsa në rajonin e krizës ka ekipe patrulluese të cilat kryejnë vizita, ndërsa janë siguruar edhe barna, ka edhe barnatore. Janë siguruar të gjitha barnat që përdoren shpesh. Për disa barna më të rralla, të njëjtën ditë sigurohen, nëse në momentin nuk ka rezerva”, ka deklaruar Todorov duke shtuar se për çdo mbahet seancë qeveritare për vërshimet dhe po mblidhen informacionet për atë që është realizuar deri më tani./Telegrafi/