Tmerrohet irakiani kur vëren se po filmonte pjesëtarët e ISIS-it (Video)

Një irakian kishte vërejtur disa automjete në largësi dhe kishte filluar t’i filmojë me kamerë nga shtëpia e tij. Derisa automjetet po ia afroheshin shtëpisë së tij, nëpër retë e pluhurit ai vëren se në automjete kishte armatim.
Në video dëgjohet se si irakiani thërret: “Muhamed, fiki dritat, pashë Allahun!”, para se dy meshkujt të vlerësonin së nuk do të mund t’i hetonin luftëtarët e ISIS-it, transmeton Telegrafi.
Njëri burrë thoshte “vetëm fiki dritat vëlla. Fiki dhe vazhdo të xhirosh”.
Në video mund të shihet së si konvoji i automjeteve të ISIS-it po i afrohej shtëpisë. Personi që po filmonte pyet: “Çfarë automjeti është ky? Nuk e ka as pjesën e përparme as të pasme?”
Ndërsa personi tjetër në shtëpi po thoshte: “Kujdes! Ja një po vjen në drejtimin tonë”.
Automjetet shumë shpejt kaluan pranë shtëpisë ku gjendeshin civilët irakianë. Ata u tmerruan kur në automjete panë flamurin e zi dhe kuptuan se bëhej fjalë për luftëtarë të ISIS-it.
“Oh, nëna ime. Ata po këndojnë Allahu-akbar”, tha njëri duke qenë i vetëdijshëm për rrezikun që u ishte kanosur.
Kjo video është postuar në LiveLeak, por nuk tregohet se kur është xhiruar. /Telegrafi/




















































