Mediat e Koresë së Veriut kanë publikuar pamjet e ushtarëve, duke treguar aftësitë e tyre luftarake – duke thyer me kokë dhe duar bllokat e betonit e shtrembëruar armatura…
Videoja është publikuar me qëllim që me këtë të tentohet të prezantohen aftësitë e ushtrisë së Pyongyangut, e në rolin e shikuesit në këtë stërvitje është parë edhe lideri i këtij vendi – Kim Jong-un, transmeton Telegrafi.
Në video shihen ushtarët sesi me duar thyejnë tullat dhe bllokat e betonit, shtrihen mbi gozhda dhe copëza të xhamit. E sikur kjo të mos u mjaftonte, disa prej tyre shtrembëronin armaturat me fyt dhe këpusnin zinxhirët.
Raportohet se “ky spektakël” është realizuar me qëllim që “t’i tregojnë armiqve që ushtarët kanë grushta të hekurt që mbrojnë vendin”. /Telegrafi/