LAJMI I FUNDIT:

Thyen urdhrin e mbrojtjes, arrestohet

Thyen urdhrin e mbrojtjes, arrestohet

Policia e Kosovës njoftoi se dy persona kanë sulmuar fizikisht një femër në Pejë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, ndërsa njëri nga të dyshuarit ka shkelur urdhrin mbrojtës të lëshuar nga Gjykata Komunale, pasi ishte në marrëdhënie bashkëshortore me viktimën.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur të enjten në rrugën “ Mbretëresha Teutë”, në Pejë.

“Njëri nga të dyshuarit ka shkelur urdhrin mbrojtës të lëshuar nga Gjykata Komunale, pasi ishte në marrëdhënie bashkëshortore me viktimën. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit”, thuhet në raport.


Të dy këta persona janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/