Reperi Stresi dhe partnerja e tij, Keisi, prej shumë muajsh përfliten në rrjete sociale e faqet rozë.
Kjo për shkak të ribashkimit të tyre e po ashtu edhe për krizat që herë pas here kanë pasur në lidhje.
Së fundmi ka qenë Keisi, e cila u ka dhënë hapësirë fansave të pyesin më shumë në Instagram, ndërsa pyetjet rreth marrëdhënies me artistin shqiptar nuk munguan e madje duke zbuluar disa gjëra të reja.
“Hap dhe një profil false në ‘snapchat’ të shohësh sa lehtë Stresi shkruan kur je me ardh me të marrë”, ka qenë pyetja e një ndjekësi drejtuar bukuroshes shqiptare që jeton dhe vepron në Kanada.
“Unë se kam për ta kontrolluar e kam për t’iu shmangur ndjekësve se për ta kontrolluar e kontrolloja nga e imja po të doja, po njeriu nuk kontrollohet nga ana tjetër e botës.. apo dhe përgjithësisht. Nëse ai bën ato gjëra ulje për të është jo për mua. Por, mbi të gjitha ulje për ty që i jep muhabet një burri të martuar dhe më pas vjen te gruaja e tij duke bërë fjalë. E dashur je femër vet, jeta është e gjatë. Gjithsesi ju të ‘Snapchat’ sot jeni nesër nuk jeni, më vjen keq për njerëz si ju, nuk ua jap vëmendjen a e doni tani vëmendjen nga unë”, ishte përgjigja e saj.
Stresi dhe Keisi kanë planifikuar të martohen këtë vit, ndonëse momentalisht janë duke mbajtur një romancë dashurie në distancë. /Telegrafi/