LAJMI I FUNDIT:

“Thirrjet e Nënave”: Presidente, mos e tako antishqiptarin Nikolic!

“Thirrjet e Nënave”: Presidente, mos e tako antishqiptarin Nikolic!

Organizata “Thirrjet e Nënave” i është drejtuar sot me një letër të hapur presidentes, Atifete Jahjaga, duke kërkuar nga ajo që të mos takohet me presidentin serb, Tomislav Nikolic. Në letrën e nënshkruar nga Nusrete Kumnova, në emër të “Thirrjet e Nënave” kërkohet nga presidentja të mos e takojë presidentin e Serbisë, “antishqiptarin Nikolic”.

“Zonja Presidente, shtypi na ka informuar se ju do të takoheni me presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic, përfaqësues dhe pjesëmarrës i regjimit të tmerrshëm që na ka shkaktuar fatkeqësitë më të mëdha, humbjet pa gjurmë të të afërmve tanë. Ju jeni vetë grua, jeni një nënë e ardhshme dhe ne nuk jua urojmë kurrë të provoni as një të njëmijtën e kësaj që po përjetojmë ne”, thuhet në letër.

“I bëjmë thirrje ndjeshmërisë suaj, dhe përgjegjësisë suaj ndaj çështjes së nënave që ende nuk e dinë se ku i kanë bijtë e tyre, të rrëmbyer prej regjimit të antishqiptarëve si Milosevici dhe si vetë Nikolici apo Dacici.


Ende nuk është vënë drejtësi për krimet në Kosovë. Ju e dini mirë se mijëra gra janë dhunuar prej paramilitarëve dhe ushtarëve pushtues të ndikuar nga ideologjia fashiste e raciste e vetë Nikolicit. Refuzojeni këtë takim zonja Presidente, sepse nuk është në nderin e një gruaje, në nderin e një përfaqësuesje dhe kryetareje të Kosovës që të takohet me një kriminel që para 15 vjetësh mbronte publikisht tezën e shfarosjes së shqiptarëve përmes virusit të SIDA-s”, thuhet më tej në letër.

“Kthejini sytë nga populli juaj, zonja Presidente, kthejini sytë nga problemi jonë që s’po gjen zgjidhje, dhe kërkojini fuqive ndërkombëtare që të na ndihmojnë për të gjetur drejtësi. Pa u kthyer të pagjeturit që janë familjarët tanë, bijtë e bijat tona, nuk do të shërohen kurrë traumat e kësaj shoqërie. Ne nuk jemi kundër marrëdhënieve fqinjësore me të gjitha shtetet, po nuk mund të ketë marrëdhënie të shëndosha kur këto shtete vazhdojnë të mos na njohin qenien tonë, kur nuk i pranojnë krimet pasojat e të cilave ende i vuan i gjithë populli, dhe mbi të gjitha, kur zgjedhin në krye njerëz si Dacici dhe Nikolici, dy fashistë nga më të këqijtë”.

“Është në nderin dhe përgjegjësinë tuaj të mos e takoni Nikolicin dhe të bëni të ditur edhe arsyet pse. Ne kemi besim tek ju, te fuqia dhe ndjeshmëria juaj si grua. Dëgjojeni thirrjen e nënave shqiptare, siç do të dëgjoje thirrjen e nënës tënde”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Nusrete Kumnova, “Thirrjet e Nënave” – Gjakovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Regjistrimi i popullsisë: 200 mijë banorë rezidentë të regjistruar, po marrin pjesë edhe serbët

Lajme
Kalo në kategori