LAJMI I FUNDIT:

Thiago me një letër emocionuese përshëndetet me Bayernin, në pritje të zyrtarizohet nga Liverpool

Thiago me një letër emocionuese përshëndetet me Bayernin, në pritje të zyrtarizohet nga Liverpool

Thiago Alcantara edhe zyrtarisht ka ndarë rrugët me Bayern Munichun, teksa është drejt transferimit te Liverpool.

Mesfushori spanjoll ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm me gjigantin bavarez, ndërsa do t’i bashkohet kampionëve të Anglisë, Liverpool.


The Reds kanë arritur marrëveshje personale prej kohësh me Thiagon, ndërsa së fundmi të njëjtën gjë e kanë bërë edhe me Bayernin.

Reprezentuesi spanjoll do t’i kushtojë 30 milionë euro Liverpoolit, teksa me një letër emocionuese është përshëndetur me Bavarezët.

“Po, unë kam marrë vendimin më të vështirë të karrierës time sportive. Do ta mbyll këtu kapitullin me këtë klub të mrekullueshëm, ku jam rritur si lojtar për shtatë vite”.

“Triumfe, gëzime dhe kohë të vështira. Por, ajo për të cilën jam më krenar, është se arrita në Munich si një i ri plot ëndrra dhe tani do të largohem plotësisht i përmbushur në një klub plot histori dhe kulturë”.

“Këtu mësova të dua një traditë, që tani po i them lamtumirë, por që nuk do ta harroj kurrë. “Mia San Mia”. Kam përjetuar momente fantastike në këtë qytet, në “Sabener Strasse” dhe në “Allianz Arena” tonë të dashur”.

“Me familjen time bavareze, e cila më trajtoi aq mirë dhe më donte çdo sekondë. Vendimi im është thjesht i një natyre sportive. Si futbollist dua që të provoj sda të reja edhe më tej. Bavaria do të jetë gjithmonë shtëpia ime. Faleminderit, FC Bayern!”, ka shkruar Thiago. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori