Trajneri Arsim Thaqi mbetet ende i pamposhtur ndërsa nuk është i kënaqur me lojën në pjesën e parë.
“Për dallim nga pjesa e parë, në të dytën luajtëm shumë mirë. Fusha në Vushtrri gjithmonë është e vështirë. Ekipi në tërësi tregoi lojë të mirë dhe jam i kënaqur me barazimin".
"Është dashur që Argjend Mustafën ta aktivizojë në pjesën e dytë për shkak të lëndimit. Dihet se Bujar Idrizi mungoi për shkak të kartonëve”.
“Them se fusha na shkaktoi probleme për ta zhvilluar lojën tonë, por ekipi tregoi karakter. Gjithsesi, shpresoj se edhe në ndeshjet e ardhshme do të tregojmë lojëra të mira në mënyrë që të mbesim të pamposhtur në këtë fillim edicioni”, deklaroi Thaqi pas ndeshjes.