LAJMI I FUNDIT:

Thaçi uron besimtarët ortodoksë

Thaçi uron besimtarët ortodoksë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përgëzon besimtarët ortodoksë të Kosovës, me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse

“Kam nderin dhe privilegjin e veçantë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim t’ua uroj Festën e Krishtlindjeve Ortodokse”, thuhet në telegramin e urimit.

“Kjo festë e gjen Kosovën duke përmbushur agjendën e saj evropiane, të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet, dhe me një synim të qartë për t’u bërë pjesë e vlerave evropiane, duke u integruar në BE dhe në NATO. Uroj që kjo festë të mbush zemrat tuaja me shpresë dhe dashuri, lumturi dhe mirësi. Gjithë qytetarëve të besimit ortodoks të Kosovës iu uroj që ky vit të jetë i respektit për njërin -tjetrin, i tolerancës dhe besimit në ardhmërinë tonë të mirë”. /Telegrafi/