LAJMI I FUNDIT:

Thaçi u premton llapjanëve dy autostrada

Thaçi u premton llapjanëve dy autostrada

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka premtuar qytetarëve të Podujevës se do t’i kenë dy autostrada në territorin e tyre.

Një takim që është mbajtur në Podujevë, në kuadër të procesit zgjedhor brenda partiak dhe ku shpërndan libreza për anëtarë të rinj të PDK-së, Thaçi e ka përdorur si lloj fushate parazgjedhore duke premtuar projekte edhe për këtë qytet. Ai llapjanëve ua ka premtuar madje dy autostrada.

“Ne sapo përmbyllëm autostradën nga Vërmica deri në Prishtinë. Tani do të vazhdojë nga Prishtina në drejtim të Besisë. Unë dua t’ju sigurojë juve si Llap se ju do të keni dy autostrada me përjashtim të regjionet tjera, ajo që do të shkojë nga Besia në drejtim të Prapashticës-Leskovcit dhe nga Besia në drejtim të Besianës -Merdarit. Dhe konfuzionet se nuk do të vije deri këtu, ai konfuzion dhe skepticizëm do të dështojë. Jeni të bindur se rruga nuk do të ndalet dhe investimet nuk do të ndalen”, ka thënë Thaçi, mbrëmjen e së martës, transmeton Koha.net.


Në këtë takim pos kryeministri Thaçi, kanë qenë edhe zëvendësi i tij Hajredin Kuçi, ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, Kadri Veseli e deputeti Latif Gashi, të cilët kanë shpërndarë librezat për anëtarët e rinj. /Telegrafi/