Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë konferencës së fundvitit me gazetarë ka folur edhe rreth bisedimeve të ardhshme me Serbinë.
Siç ka thënë Thaçi, si hap të radhës ka përmendur edhe shkuarjen e ekipit negociator të Kosovës, i cili më 8 janar do të jenë në Bruksel, duke shtuar se gjatë asaj dite ai ka vendosur që të jetë për skijim në Brezovicë.
Dhe një ndër pikat e bisedimeve, madje ndër kryesoret, Thaçi ka thënë se do të jetë edhe çështja e të pagjeturve.
“Definitivisht po. Çështja e personave të zhdukur do të jetë pika e parë që do të diskutohet dhe kjo tanimë është zyrtare”, ka bërë të ditur presidenti Thaçi. /Telegrafi/