LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: S’ka bisedime për organizimin e brendshëm të shtetit

Thaçi: S’ka bisedime për organizimin e brendshëm të shtetit

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi theksoi se nuk ka bisedime për statusin politik dhe organizimin e brendshëm të shtetit të Kosovës.

“Synojmë shuarjen e strukturave paralele dhe integrimin e plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës përmes zhvillimit të procesit demokratik të zgjedhjeve edhe në pjesën veriore të Kosovës”, u shpreh Thaçi.

Ai ka informuar kabinetin qeveritar edhe me takimet që ka zhvilluar me përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke theksuar se problemet e qytetarëve në Luginë të Preshevës duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore dhe në dialog me autoritetet e Beogradit dhe me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Kryeministri ka kërkuar shmangien e situatave konfliktuoze, të cilat mund të kenë kosto të lartë për të gjithë rajonin dhe proceset e integrimeve të vendeve të rajonit në strukturat euroatlantike.

Qeveria e Kosovës e Republikës së Kosovës në mbledhjen e radhës, ka miratuar nismën për amendamentimin e Kushtetutës së Kosovës, ka miratuar në parim Marrëveshjen kornizë me Bashkimin Evropian, Rregulloren për kriteret e themelimit të Ndërmarrjeve Publike Lokale dhe pjesëmarrjen e komunave në Bordet e Drejtorëve të Ndërmarrjeve Rajonale të ujit, si dhe vendimin përfundimtar për shpronësimin e pronave në trasenë e Autostradës Vërmicë-Merdarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori