Thaçi: Serbia do të detyrohet ta njohë Kosovën

Duke vënë theksin e tij në arritjet kryesore në skenën ndërkombëtare në vitet e fundit, ish-kryeministri Thaçi ka paralajmëruar se sfida më e madhe për Kosovën është vendosja e marrëdhënieve të mira fqinjësore edhe me Serbinë, klasa politike e së cilës siç ka thënë ai, udhëhiqet ende nga emocionet dhe ndjenjat nacionaliste të së kaluarës.
Intervista e Thaçit me “Novinite”, u realizua me rastin 7-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku zëvendëskryeministri shprehu bindjen e tij të plotë se gjatë këtij viti do të themelohen dhe Forcat e Armatosura të Kosovës.
Zëvendëskryeministri ka thënë po ashtu se është koha që Kosova të merr përgjegjësinë e vet të plotë mbi sektorin e saj të drejtësisë, pas përfundimit të sundimit të ligjit të misionit EULEX më 2016.
Ish-kryeministri ka thënë se Kosova prej se ka shpallur pavarësinë është shndërruar në burim stabiliteti për Ballkanin dhe se synimet e saj kryesore janë integrimi në NATO dhe Bashkimin Evropian.




















































