Fati i bashkëqeverisjes së dy partive të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, PDK-së dhe AAK-së do të vazhdojë të mbetet edhe për një kohë i paqartë, por ajo që dihet është se kryeministri, Hashim Thaçi, është në favor të zgjerimit të koalicionit, duke mos e lëshuar që të ikë Behgjet Pacollin, shkruan “Zëri”.

“Ne e mirëpresim zgjerimin e koalicionit, por AKR-ja do të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisjes, sikurse edhe zëvendëskryeministri Pacolli do të vazhdojë të mbajë pozitën që ka”, ka konfirmuar për gazetën shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.


Madje, ky i fundit ka thënë se partnerët e koalicionit aktual janë stabil dhe duke funksionuar mirë dhe në këtë drejtim, ka pohuar ai, s’ka asnjë krizë. /Telegrafi/