Thaçi përshëndetet me Tadicin (Video)

Tadici, sipas ditores kroate “Vecernji List”, ka buzëqeshur dhe ka thënë se ky takim që ishte i rastësishëm, ndaj nuk do të duhej t’i jepej shumë rëndësi.
Jozyrtarisht, një pjesëtar i delegacionit kosovar ka thënë për “Indeksonline” se takimin e ka kërkuar Tadiqi, ndërsa prej kësaj nuk duhet pritur asgjë.
"Ka qenë vetëm shtrëngim duarsh", ka thënë ky burim. /Telegrafi/
E plotësuar - Presidenti i Partisë Demokratike të Serbisë, Boris Tadic, arriti sot në mëngjes në Dubrovnik, në Samitin e shtatë të Kroacisë, në të cilin nuk marrin pjesë zyrtarët e Serbisë. Aty është i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Pos lajmit se Tadici mbërriti në Dubrovnik, “Vecernji list” në portalin e vet ka shkruar se “takimi të cilin Tadici vazhdimisht e ka shmangur kur ishte president, po ndodhë sot”.
"Edhe pse është ish-presidenti, Tadici megjithatë është politikani ende i ranguar serb që takohet me kryeministrin e Kosovës në një takim ndërkombëtar”.
Sipas burimeve të ditores kroate, diplomacia amerikane që dje ka synuar ta bindë Tadicin që të shfaqet në Dubrovnik, në ditën e parë të Samitit, por kjo nuk ndodhi.
Serbia nuk e ka dërguar përfaqësuesin e vet në këtë takim. Për shkak të pranisë së Thaçit, asnjë nga zyrtarët e lartë serbë nuk kanë dashur të jenë të pranishëm në Samit. /Telegrafi/


































