Agjencia Kundër Korrupsionit sot ka publikuar regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.
Sipas këtij raporti vlera e pasurisë së paluajtshme të presidentit Hashim Thaçi kap vlerën e 697 mijë euro.
157 mijë euro tokë për ndërtimin e shtëpisë, 280 mijë euro po ashtu për shtëpi në ndërtim, ndërkaq 7 hektarë tokë bujqësore që janë pjesë e trashëgimisë familjare kapin vlerën e 180 mijë euro si dhe shtëpia, e cila po ashtu është pjesë e trashëgimisë familjare që kushton 80 mijë euro, transmeton Telegrafi.
Lexo më shumë: Kjo është pasuria e kryeministrit Mustafa (Dokument)
Në bazë të këtij raporti Hashim Thaçi të hyra vjetore nga Presidenca ka 34 mijë e 478 euro, ndërkaq bashkëshortja e tij Lumnija merr nga Universiteti Fama 18 mijë euro në vit.
Sipas këtyre statistikave del të jetë se presidenti Thaçi ka më shumë pasuri se kryeministri Mustafa pasuria e të cilit kap vlerën e 503 mijë euro./Telegrafi/