LAJMI I FUNDIT:

Thaçi mirëpret heqjen e reciprocitetit: Serbia s’ka pretekst për bllokimin e dialogut

Thaçi mirëpret heqjen e reciprocitetit: Serbia s’ka pretekst për bllokimin e dialogut

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë Hoti për heqjen e reciprocitetit me Serbinë.

Presidenti Thaçi në  një postim të tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se e mirëpret vendimin për heqjen e barrierave me Serbinë, për të cilat siç tha ai Serbia i ka përdorur si pretekst për bllokimin e dialogut.

“E mirëpres vendimin e sotëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës për heqjen e të gjitha barrierave, që Serbia deri më sot i ka përdorur si pretekst për bllokimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai.


Tutje presidenti Thaçi ka shkruar se tani presioni ndërkombëtar duhet të bie mbi Serbinë.

“Tani presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet nga Serbia me qëllim që pa humbur kohë të rifillojë dialogu, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke ndërmjet dy shteteve”, ka shkruar presidenti I vendit, Hashim Thaçi, në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në ndarjen e mandateve

Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në ndarjen e mandateve

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
Kalo në kategori