Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar sot mjekët të cilët humbën jetën në përballje me coronavirusit.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ishin mantelbardhët ishin gjithnjë në shërbim të qytetarëve.

Lexoni të plotë postimin:

“Ishin gjithnjë në shërbim të qytetarëve, duke u kujdesur për lehtësimin e dhimbjeve dhe shërimin e tyre.

Por, në përballje me COVID-19, humbën jetën.

Mantelbardhët janë heronjtë e betejës kundër pandemisë. Kujtimi për Fadilin, Aliun, Sylejmanin, Lulzimin, Kujtimin dhe për çdo qytetar që humbi jetën në këtë betejë do të jetë i përjetshëm”. /Telegrafi/