Presidenti i vendit, Hashim Thaçi shprehu besimin se në një të ardhme të afërt do të rifillojë procesi i dialogut ndërmjet Kosovës-Serbisë, ndërsa tha se asnjëherë nuk kanë pas dilemë në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.
Ai shprehu besimin se me administratën amerikane të udhëhequr nga presidenti Donald Trump dhe rolin aktiv dhe shumë energjik të ambasadorit Richard Grenell, gjërat do të lëvizin drejt një procesi produktiv dhe efektiv të dialogut dhe me ndonjë marrëveshje përfundimtare që sjell njohjen reciproke si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Thaçi kështu deklaroi pas homazheve që ia bëri memorialit të ushtarëve të rënë të KFOR-it, duke thënë se Kosova çdoherë e ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe të Bashkimit Evropian (BE).
“Këto ditë shënojmë ditët e lirisë së Kosovës dhe në të njëjtë kohë momentet e nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës, ku u dha masazhi i qartë akti i kapitullimit të Serbisë… Sot jam këtu që të nderojë ata që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës. Punojmë ngushtë që të jemi pjesë e NATO-s dhe BE-së. E tash kur kemi një situatë të favorshme që të punojmë për fuqizimin e shtetit tonë, duhet të mobilizohem të gjithë, pa dallime politike. Asnjëherë nuk kemi pas dilemë në mbështetjen e ShBA-së, dhe kjo dilemë nuk duhet të vihet kurrë nga askush. Ka qenë një vendim i pritur i SHBA-së, sepse me prezencën e trupave të tyre ka paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon. Duhet të jemi shumë të përgjegjshëm në hapat tona, përballë ndërkombëtarëve dhe SHBA-së. Kam besim të plotë se administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të udhëhequr nga presidenti Trump dhe rolin aktiv dhe shumë energjik të ambasadorit Grenell, gjërat do të lëvizin drejt një procesi produktiv dhe efektiv të dialogut dhe me ndonjë marrëveshje përfundimtare që sjell njohjen reciproke të të dyja vendeve, Kosovë – Serbi dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij, me heqjen e masave të reciprocitet nga ana e Qeverisë së Kosovës shpreson dhe beson që në një të ardhme të afërt do të rifillojë procesi i dialogut, dhe siç tha ai Serbia nuk ka asnjë pretekst për vonesa të dialogut.
“Nuk mund të flas për ditë, javë, muaj, por shpresoj dhe besoj që do të ndodhë në të ardhmen e afërt. Besoj në zotimin e SHBA—së se do të ndërmarrin hapat e duhura në veçanti pas heqjes së barrierave që e pengojnë zhvillimin e dialogut, nga ana e qeverisë së Kosovës. Serbia nuk ka asnjë pretekst, përkundrazi çdo vonesë do t’i atribuohet asaj”, tha ndër të tjera presidenti i vendit.
I pyetur se a do të jetë sërish pjesë e dialogut Kosovë-Serbi, ai tha: “roli i presidenti të vendit është i qarët. Presidenti i vendit e përfaqëson vendin brenda dhe jashtë. Hierarkia institucionale e Kosovës është e qartë, mbi çdo ego, aspiratë apo injorancë”.
Presidenti Thaçi, u pyet edhe për heqjen e flamurit të Kosovës nga zyra e zëvendëskryeministrit, Goran Rakiq. Sipas tij, çdo zyrtar i cili nuk respekton simbolet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës nuk mund të jetë në ato zyre.
“Përfaqësuesit e komuniteteve i kanë respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës përndryshe kush nuk i ka respektuar nuk mund të jetë në ato zyre… Pyeteni kryeministrin Hotin”, ka thënë ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Merrte 30-40 mijë dollarë për person, arrestohet 48-vjeçari shqiptar për trafik qeniesh njerëzore drejt SHBA

Lawson: Me Maqedoninë e Veriut jemi partnerë të NATO-s, punojmë së bashku për qëllimet strategjike

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në ndarjen e mandateve

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?