Anëtari i kryesisë qendrore të LSDM-së Dragan Tevdovski dje gjatë ditës së 19 të protestave që ndryshe quhet ”Revolucioni Laraman” tha se ata luftojnë për drejtësinë në Maqedoni, njofton Telegrafi Maqedoni.
Protesta e djeshme kishte emërtimin ”liria dhe demokracia e Maqedonisë”. Protestuesit ngjyrosën me ngjyrë objektin e Drejtorisë së Ardhurave Publike. Tevdoski përmendi edhe drejtësinë e vonuar në Maqedoni.
Ndërkohë, përderisa protestohej, organizatorët lëshuan ”bombat” e emituara nga LSDM para një viti që kanë të bëjnë me manipulimet me Drejtorinë e të Ardhurave Publike./Telegrafi/