Teuta Krasniqi gjithmonë sigurohet që të urojë bajramin për adhuruesit e saj në rrjetet sociale.
Dhe, si secili bajram, edhe kësaj radhe ajo gjendet pranë familjes së saj.
Në një postim në Instagram, ajo ka shfaqur vajzat e saj, Tarën dhe Kaian.
“Me fat Kurban Bajrami, gjithë juve miq. Shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja”, potencoi Teuta në këtë urim.
Ajo që vërehet është llogaria në Instagram e vajzës Kaias, teksa Tara nuk ka ende Instagram. /Telegrafi/