Për Teuta Krasniqin sot ka qenë nj ditë e veçantë në jetën e saj.
Në fakt, ajo sot ka festuar një vjetorin e lidhjes me të dashurin Adonis Morina.
Me këtë rast aktorja ka pohuar se për asnjë moment lidhja e tyre nuk është venitur dhe se shpreson që kjo të zgjatë tërë jetën, transmeton Telegrafi.
“Për asnjë moment të vetëm marrëdhënia jonë nuk ishte e përgjumur. Me ty përreth, as edhe një ditë nuk ishte e mërzitshme. Shpresoj se jeta do të vazhdojë të na bekojë në të njëjtën mënyrë, si dashuria jonë, ditë pas dite. Gëzuar përvjetorin”, ka shkruar Teuta në llogarinë personale në Instagram.
Kujtojmë se Teuta ka qenë e martuar edhe me këngëtarin Blerim Muarremin, të njohur si Blero, ku herë pas here i kushtonte kësi lloj fjalësh dashurie. /Telegrafi/