Nikoqirja e emisionit “Mes Nesh” në Tribuna Channel, aktorja dhe prezantuesja, Teuta Krasniqi, mysafir të saj në studio ka pasur aktorin, Adem Mikollovcin.
Ishte pikërisht tema e fundit që e ka emocionuar aktoren përgjatë rrëfimit të mysafirit, e cila për pak sa nuk e tradhtuan lotët.
Aktori shqiptar, Mikullvci ka rrëfyer detaje rreth jetës së tij, e cila ka shtyrë që Teuta të emocionohet së tepërmi, transmeton Telegrafi.
Mikullovci thotë se gjithmonë është detyruar të bëjë diçka që nuk ka dashur.
“Jam i pa kënaqur me vetveten përgjithësisht. Unë jam njeri i ndarë në dysh. Kom ëndërruar të bëhem shkrimtar, kam shkuar me u bo aktor, e në të vërtetë ka qenë dashtë të bëhem regjisor”, ka thënë ai duke shtuar se:
“E dua dramën, vetëm dramë, a krejt tjetër më kanë detyruar me luajt, komedi. Gjithçka kom bo jo qysh kom dashur”. /Telegrafi/