LAJMI I FUNDIT:

Test: Cila mama je?

Test: Cila mama je?
La princesse Caroline de Hanovre et son petit-fils Sacha Casiraghi - Premier jour des célébrations des 10 ans de règne du prince Albert II de Monaco à Monaco, le 11 juillet 2015.

Zbulo se cilës prej personazheve të famshme i ngjason më shumë. Je një nënë si: Charlize Theron, Sarah Jessica Parker apo Carolina e Monakos?

1. Fëmijët tuaj të sapolindur flinin:

A. Në krevatin e tyre, pranë jush
B. Në krevatin tuaj
C. Në dhomën e tyre

2. Në ç’moshë i keni çuar fëmijët në kopsht?

A. 3 vjeç, në kopsht
B. Që 6-muajsh, në çerdhe
C. 6 vjeç, në shkollë

3. I keni ushqyer fëmijët me gji?

A. Asnjëherë, vetëm me biberon
B. Deri në 3 vjeç
C. Deri në 6 muaj

4. Kanë mbajtur biberon fëmijët tuaj?

A. Kurrë
B. Po, deri kur e kanë hequr vetë
C. Jo, nuk e kanë pëlqyer

5. Sa kohë kaloje me fëmijët?

A. Pak, kam qenë gjithë kohës në punë
B. Nga 3-6 orë në ditë
C. Të paktën gjysmën e ditës, derisa u rritën

Profilet

Më shumë A

Ngjasoni me Sarah Jessica Parker
Jeni nënë aktive, dinamike e moderne, por njëkohësisht edhe me “të vjetrën”. I dini vlerat e partnerit dhe ju pëlqen “jeta familjare”. Gjithashtu ju pëlqen edhe pavarësia përtej angazhimeve familjare. Ngjasoni paksa me aktoren amerikane Sarah Jessica Parker, femër moderne dhe njëkohësisht edhe e lidhur me vlerat tradicionale të familjes.

Më shumë B

Ngjasoni me Charlize Theron
Jeni një mama e pavarur? Edhe nëse nuk jeni një mama e vetme si aktorja Charlize Theron, jeni e aftë t’i zgjidhni vështirësitë vetëm duke u mbështetur te forcat e tua, shkruan revista Psikologji. Je personi që udhëheq në çift dhe në familje. Për ty fëmijët janë pjesa më e bukur e jetës dhe nuk mendoni se familja duhet të jetë domosdoshmërisht ajo “tradicionalja”.

Më shumë C

Ngjasoni me Carolina e Monakos
Jeni një grua e fortë dhe njëkohësisht edhe e ndjeshme. Mjaft e vetëdijshme për rolin si nënë, ke dëshiruar gjithmonë të kesh fëmijë: kujdesesh dhe i mbron me sa mundesh, duke u përpjekur të bëhen të pavarur. Por, të jesh nënë, nuk të pengon të jesh edhe femër, e bukur dhe e sigurt në vetvete. Ngjasoni pak me Carolina-n e Monakos, e kujdesshme, mama e bukur dhe vigjilente për fëmijët e çdo moshe. /Telegrafi/