“Dhuna shfaqet atje ku pushteti vihet në rrezik, por e lënë të vazhdojë dhunën e saj, atëherë me siguri përfundon në zhdukjen e pushtetit. Dhuna mund ta shkatërrojë së brendshmi pushtetin”.
Këto fjalë janë thënë nga Hannah Arendt, teoriciene e çështjeve të politikës, kur flet mbi dhunën politike.
Nisur nga ky përcaktim, është e qartë se ajo çka kreu Qeveria e Nikolla Gruevskit në Kumanovë, duke ndërhyrë pa respektuar ligjet në të tilla raste, legjitimoi dhunën politike.
Dhunë politike nuk ka se si të cilësohet vetëm ajo çka ndodhi në Kumanovë, por një dhunë të këtillë qeveria e Gruevskit e ka ushtruar vazhdimisht me politikat e veta mbi qytetarët, sidomos mbi shqiptarët, përmes keqqeverisjes, korrupsionit dhe pushtetit abuziv e racist.
Dhunë politike mund të cilësohet pa frikë edhe ajo se Qeveria aktuale po iu drejtohet politikave të Lindjes, duke u larguar nga aspiratat evropiane të Maqedonisë, çka do të ishte fatale për shqiptarët.
Dhe, aspekti më kontradiktor në këtë histori është se në Qeverinë e Nikolla Gruevskit është Ali Ahmeti, i cili udhëheq një parti, të “integristëve”, të cilët janë palë me një parti maqedonase e cila fare mirë iu jep epitetin “ç’integristë”.
Dhuna politike e vazhdueshme, në përditshmëri, sidomos mbi shqiptarët, shpjegohet nga shkrimtari pacifist Appadurai, në librin e tij “Frikë nga numrat e vegjël”, pra me atë se nataliteti i lartë ndër shqiptarë mund të përmbysë shifrat e popullsisë dhe shqiptarët etnikë të bëhen “rrezik” për të drejtuar shtetin në një të ardhme jo të largët.
Fjala “terrorizëm” kurrë s’mund të jetë asnjanës. Një akt terrorist, sipas përkufizimit, është diçka ilegale dhe moralisht e pambrojtshme.
A është “Kumanova”, sipas përcaktimit të fjalës “terrorizëm” një akt i këtillë? Kjo është tepër e dyshimtë. Dhe, fjala “terrorizëm” për rastin e Kumanovës është theksuar fuqishëm nga ata që vështirë se ua duan të mirën shqiptarëve, si Nikolla Gruevski, nga Aleksandar Vuçiq, Ivica Daçiç dhe Tomisllav Nikoliq.
Këtu lindin një sërë pyetjesh aq të mistershme: Pse nuk ka informacione të sakta plotësisht për gjithçka u krye në Kumanovë? A mos ka një aleancë sllavo-maqedonase, pra të Gruevskit me serbët, për t’i nxirë shqiptarët në sytë e Evropës dhe të botës?
A po goditet “Kumanova” që të nxitet ndarja e Maqedonisë, në interes kjo të Serbisë dhe të Rusisë, për të krijuar një minishtet në lindje të Maqedonisë, model i “Republika Srpskas”?!
A janë këto veprime të koordinuara, përmes politikave të nëntokës nga Serbia dhe Maqedonia?!
Nxirja e shqiptarëve, duke i cilësuar ata si “destabilizues” të rajonit, duke i lidhur ata me veprimet terroriste, i shkon për shtat propagandës sllavo-maqedonase dhe për të patur të mundur krijimin e ndonjë “minishteti” edhe në Kosovë.
“Kumanova” ndoshta do të mbetet e tillë, enigmë për shumë kohë, pasi në të ka shumë informacione që nuk jepen, mister, dyshime, ku hyjnë në lojë komplotet e mundshme, shërbimet sekrete e të tilla skenare të errëta.
Për këto arsye, Qeveria e Gruevskit mund të cilësohet “terroriste”, për politikat e ndjekura në vazhdimësi, në thelb anti-shqiptare. Ç’integristët e Ali Ahmetit dhe PDSH-istët e Menduh Thaçit, duke u angazhuar me politikat e Gruevskit, kanë ndihmuar në politikat e “terrorizmit shtetëror” të aplikuara nga kjo qeveri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Jozi me deklaratë të rëndë për Rozana Radin: Çfarë nuk ka bërë me Livian poshtë jorganit

Trump befason me përgjigjen teksa pyetet nëse mendon ende se Zelensky është një "diktator"

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?