Site icon Telegrafi

Tentim vrasje në Vitomiricë të Pejës

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar katër të dyshuar, pasi që të njëjtit kanë sulmuar një tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

Rasti ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës, mëngjesin e së dielës.

Lidhur me rastin edhe një i dyshuar gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Exit mobile version