Të martën rreth orës 14:30 Stacioni Policor Prizren ka pranuar informacion se në rrugën ‘’Transiti i vjetër’’ në Prizren pas një zënke në mes të viktimës mashkull kosovar shqiptar (1966) dhe të dyshuarve Sh.M. (1993) dhe D.M. (1991), dyshohet se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.
Siç thuhet në njoftimin e policisë, njësitet policore relevante me urgjencë i janë përgjigjur rastit dhe viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Prizrenit dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tij është stabile.
Zyrtarët policorë kanë arrestuar dy të dyshuarit Sh.M. dhe D.M. dhe në vendin e ngjarjes është konfiskuar edhe një revole e tipit “Cervena Zastava” e kalibrit 7.65 mm dhe gjashtë fishekë, të cilat do të përdorën dëshmi për gjykatën.
Rrethanat se si ka ndodhur rast në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke u hetuar nga ana e njësiteve relevante të cilat kanë në vendin e ngjarjes, rasti i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar “vrasje në tentativë”.