Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë ditës së djeshme, në Rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë ka ndodhur një tentim vrasje.
Sipas Policisë, është arrestuar një i dyshuar mashkull, i cili e kishte sulmuar fizikisht dhe goditur me një mjet të mprehtë viktimën, të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore, njofton Telegrafi.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/