Site icon Telegrafi

Tentim vrasje në Pejë

Foto: Ilustrim

Policia bën të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën dhe njëri nga të dyshuarit kishte shtënë një herë me pistoletë në drejtim të viktimës, mirëpo nuk e kishte goditur.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Pejë.

Policia njoftoi se në vend të ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ndërsa tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë dhe një thikë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

Exit mobile version