Një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një zënke verbale kishte sulmuar fizikisht dhe kishte shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë. Viktima është plagosur në të dy duart dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, raporton policia.
Nga i dyshuari është konfiskuar një revole Zastava dhe 7 gëzhoja të cal.7.62 mm. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Telegrafi/