Telles ka parakontratë me Interin deri në vitin 2021?

Sipas raporteve nga Turqia, Nerazzurrët kanë arritur të sigurojnë kartonin e plotë të lojtarit brazilian, edhe pse ky ende nuk ka bërë asnjë paraqitje zyrtare me ekipin e Roberto Mancinit.
Besohet se mbrojtësi brazilian ka nënshkruar një parakontratë me Interin që e mban atë në Giuseppe Meazza deri në vitin 2021.
22-vjeçari ende nuk ka bërë asnjë paraqitje zyrtare me kombëtaren e Brazilit, por duke shikuar formën e tij që është gjithmonë në rritje, shumë shpejt pritet edhe ftesa nga Dunga.
Për atë gjatë verës kishte shprehur interesim Chelsea dhe Real Madridi. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































