Një televizion holandez ka nisur një kampanjë për një referendum për të bashkuar Rusinë me Holandën.

Ironia nga ky televizion vjen pasi separatistët e mbështetur nga Rusia në të ashtuquajturën Republikën Popullore të Luhanskut (LPR) dhe Republikën Popullore të Donetskut (DPR) do të mbajnë referendume për bashkimin me Rusinë, transmeton Telegrafi.

Para se të transmetohet kampanja, moderatori duket se përmend Putinin kur thotë se ky i fundit po organizon një referendum në një vend që nuk është i tij.

“Të dashur qytetarë të Federatës Ruse, nga data 23 e deri më 27 shtator, fillon: referendumi ku mund të votoni nëse doni të aneksoheni nga Holanda. E di që dëshironi”, thuhet në videon e kampanjës që është në gjuhën ruse.

Reklama

“Mos i dëgjoni gënjeshtrat e Putinit. Ajo se çfarë ai nuk po ju tregon është se Rusia me origjinë i përket Holandës. Është koha që ne të bashkohemi”.

Reklama

“Mbreti ynë William IV është gjithashtu mbreti i juaj, kjo pasi në vitin 1816, Anna Pavlovna, e bija e Tsar Paul I, u martua me William II, paraardhësi i William IV. Dhe po rusishtja e tij ishte e tmerrshme po gjithashtu edhe holandishtja e tij, dhe kjo kishte funksionuar mirë për vite”, thuhet mes tjerash. /Telegrafi/