LAJMI I FUNDIT:

‘Telegrafi Jobs’ me rreth 130 konkurse aktive dhe më shumë se 400 vende të lira të punës

‘Telegrafi Jobs’ me rreth 130 konkurse aktive dhe më shumë se 400 vende të lira të punës

Edhe pse pandemia COVID-19 ka shkaktuar mjaftë vështirësi në ekonominë e Kosovës, bizneset kanë filluar ta rimarrin vetën, duke hapur vende të reja të punës.

Tashmë një gjë e tillë është vërejtur te platforma më e popullarizuar për punë “Telegrafi Jobs“.


Aktualisht në këtë platformë janë aktive 127 konkurse nga kompani të ndryshme, përmes së cilave kërkohen 418 punëtorë të rinj.

Ndër pozitat për të cilat kërkohen punëtorë janë për administratë, call center, teknologji informative, sigurime, marketing e reklamim, shitje dhe menaxhment.

Po ashtu, listën e plotë të konkurseve mund ta gjeni edhe në faqen e “Telegrafi Jobs” në Facebook.

Ndërsa, ju si punëkërkues mund ta hapni një llogari në “Telegrafi Jobs” dhe të aplikoni në këto pozita. /Telegrafi/