LAJMI I FUNDIT:

‘Telegrafi Jobs’ me mbi 100 konkurse për më shumë se 400 vende të lira të punës

‘Telegrafi Jobs’ me mbi 100 konkurse për më shumë se 400 vende të lira të punës

Pavarësisht pandemisë COVID-19, shumë biznese në Kosovë kanë filluar ta rimarrin vetën, duke hapur vende të reja të punës.

Tashmë një gjë e tillë është vërejtur te platforma më e popullarizuar për punë “Telegrafi Jobs“.

Aktualisht në këtë platformë janë aktive 102 konkurse nga kompani të ndryshme, përmes së cilave kërkohen 410 punëtorë të rinj.

Ndër pozitat për të cilat kërkohen punëtorë janë për administratë, call center, teknologji informative, sigurime, marketing e reklamim, shitje dhe menaxhment.

Po ashtu, listën e plotë të konkurseve mund ta gjeni edhe në faqen e “Telegrafi Jobs” në Facebook.

Ndërsa, ju si punëkërkues mund ta hapni një llogari në ‘Telegrafi Jobs” dhe të aplikoni në këto pozita.

Nga kjo mund të thuhet se, pavarësisht vështirësive të kaluara gjatë periudhës së karantinës, shumë nga bizneset në Kosovë po rikthehen në treg. /Telegrafi/