Në rajonet e prekura nga moti i keq telefonia celulare tashmë ka filluar të funksionojë. Ekipet janë vazhdimisht në terren dhe ende punohet në shërbimet fikse në Stajkovcë, për shkak të terrenit të pakapshëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Telekomi i Maqedonisë ka vendosur agregate portative në Stajkovcë, që banorët të mund ti ngarkojnë telefonat celular gjatë mungesës së rrymës elektrike.
“Për momentin, anembanë Maqedonisë ka një numër të madh të ndërprerjeve të hapura për shkak të së cilave shfrytëzuesit nuk mund ti pranojnë shërbimet. Edhe pse ekipet tona vazhdimisht janë në terren, bëhet fjalë për një situatë të jashtëzakonshme dhe nevojitet më tepër kohë. Shfrytëzuesit mund të bëjnë zëvendësimin e pajisjeve të dëmtuara në qendrat më të afërta”, informojnë nga Telekomi i Maqedonisë./Telegrafi/