Spektakli i së martës në Big Brother VIP ishte gjithashtu i mbushur me emocione.
Modelja Beniada Nishani (Jakic) siguroi biletën e finales, pasi rezultoi më e votuara nga publiku në televotimin javor.
Ndërkohë, kjo nuk ka qenë befasia e vetme, pasi mbrëmja ka qenë e mbushur me dhurata për banorët e shtëpisë.
Teksa kanë komentuar dhuratën që iu bë Donaldit nga produksioni lidhur me emisionin e tij të ri që do të realizohet me vëllain e tij, Romeon, në studio u krijua një situatë emocionuese kur Beatrix mori mikrofonin për t’i thënë disa fjalë.
Këngëtarja shprehur mbështetjen e saj për të dashurin e saj, duke i treguar se ka mall për të, ndërkohë që në atë moment është parë këngëtarja Semi Jaupaj duke bërë gjeste ironie.
Ajo është dukur totalisht indiferente ndaj biseda e shkëmbyer mes dyshes, kjo pasi Semi është shoqe e ngushtë me ish-të dashurën e Donaldit, prezantuesen Bora Zemani.
Ajo kishte shprehur indinjatën dhe ishte larguar nga emisioni muaj më parë, kur në një nga netët e spektaklit ishte bërë publike lidhja e Beatrixit me Donaldit, ani pse ky i fundit në fillim kishte dhënë indikacione për një rikthim të mundshëm me Borën. /Telegrafi/