LAJMI I FUNDIT:

Tekniku medicinal mbyt të dashurën që ishte mjeke, mendoi se e kishte infektuar me coronavirus – rezultatet treguan të kundërtën

Tekniku medicinal mbyt të dashurën që ishte mjeke, mendoi se e kishte infektuar me coronavirus – rezultatet treguan të kundërtën

Një vrasje e rëndë ka shokuar Italinë, vendin më të goditur në Evropë nga pandemia e coronavirusit.

Mjekja Lorena Quaranta, 27-vjeçe, është gjetur e ngufatur, kurse policia bën të ditur se për vdekjen e saj ishin informuar nga i dashuri i saj Antonio De Pace, i cili u kishte telefonuar duke u thënë: “E kam vrarë, sepse më ka infektuar me coronavirus”, transmeton Telegrafi.

Me të mbërritur në apartamentin e saj, policia gjeti mjeken të vdekur, kurse De Pace po qëndronte i ulur në dysheme me vena të prera në duar.

Në anën tjetër gjykata ka zbuluar se tekniku medicinal De Pace dhe Quaranta, sipas testeve preliminare, kanë rezultuar negativ ndaj coronavirusit, duke i quajtur pretendimet e tij “budallallëqe”.

Quaranta dhe De Pace kanë punuar së bashku në një spital në Mesina të Sicilisë, ku së bashku me kolegët e tjerë kanë udhëhequr betejën ndaj COVID-19.

De Pace ishte dërguar menjëherë në spital, ku kolegët kanë arritur t’ia shpëtojnë jetën, kurse disa ditë para vdekjes Quaranta kishte shkruar në Facebook për sfidat me të cilat po ballafaqohet si punonjëse shëndetësore në Itali.

“Tani si kurrë më parë duhet të tregojmë përgjegjësi dhe dëshirë për jetë. Duhet të respektoni fillimisht veten, familjen dhe vendin ku jetoni”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq De Pace së fundmi në Facebook i kishte kushtuar disa rreshta partneres, duke thënë se është krenar me të, duke e uruar marrjen e diplomës dhe titullin e mjekes.

“Vazhdo të ndjekësh ëndrrat tuaja, gjithmonë jetoje jetën që e ki ëndërruar. Bravo. Urime për marrjen e diplomës”, ka shkruar ai dhjetë ditë më parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori