Site icon Telegrafi

Tefik Bajrami në Podujevë lufton për titullin e kampionit të Evropës

Uragani shqiptar do të boksojë kundër kampionit në fuqi, hungarezit Attila Makula, transmeton Koha.net.

Takimi, i cili do të mbahet në sallën e sporteve “Hakif Zejnullahu” në Podujevë, fillon nga ora 18:00, kurse në këtë mbrëmje boksi do të zhvillohen edhe tri meçe në boksin amator në mes Kosovës dhe Maqedonisë si dhe dy meçe në boksin profesionist, ndër ta edhe një meç i boksierit nga Tirana, Armand Qullhaj.

Bajrami i cili lufton në kategorinë deri në 91 kilogramë, deri më tani ka zhvilluar 9 meçe, prej të cilave 8 prej tyre i ka fituar. Ai është kampion në karate dhe tajboks, si dhe në boksin amator.

Në këtë mbrëmje sportive himni do të këndohet nga sopranoja, Angjelika Bajrami. 

Exit mobile version