LAJMI I FUNDIT:

Teatri Kombëtar në krizë financiare

Teatri Kombëtar në krizë financiare

Teatrit Kombëtar të Kosovës do t’i duhet “ta shtrëngojë dorën” deri në fund të vitit. Tri premiera për sezonin dimëror janë planet e TKK-së.

Burbuqe Berisha, drejtoreshë e këtij institucioni, thotë se në konto kane edhe 60 mijë euro, nga 220 mijë sa ka qenë buxheti për këtë vit. Drejtori artistik Jeton Neziraj thotë se kjo nuk është gjendje reale dhe parashikon dështim në realizmin e planeve.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i ka kthyer përgjigje negative kërkesës së TKK-së për buxhet shtesë. Në dokumentin që e ka parë gazeta, institucioni më i lartë teatror në vend ka kërkuar 50 mijë euro nga rishikimi i buxhetit për gjashtëmujorin e dytë.


Me gjithë këtë Berisha thotë se do t’i dalë në krye konkretizimit të planit, ani pse pa përcaktuar shumën deklaron se nga MKRS-ja kanë kërkuar mjete edhe për tri projektet.

“Shuma të cilën Teatri e ka në dispozicion është 60 mijë euro. Programi i Teatrit Kombëtar do të realizohet pa problem. Krejt ajo çka duhet të bëjmë ne është që të tregohemi më të rrudhur në shpenzime dhe programi do të realizohet deri në fund të këtij viti”, ka thënë Berisha me optimizëm.

Në anën tjetër, Jeton Neziraj jep të tjera shifra.

“Në bazë të disa kalkulimeve të thjeshta mund të konkludoj se ky buxhet është shpenzuar në masën prej afro 90 për qind, edhe pse nuk kam raport të qartë financiar nga drejtoresha”, ka thënë Neziraj.

Sipas tij, me këtë gjendje Teatri Kombëtar i Kosovës rrezikon që të përballet me mosrealizim të plotë të programit të cilin e kanë parashikuar në fillim të vitit.

Ministria e Kulturës nuk jep shenjë se do t’i dalë në ndihmë TKK-së. Salih Morina, sekretar i përhershëm i MKRS-së, teksa ka konfirmuar refuzimin e kërkesës së këtij institucioni për buxhet shtesë, ka dhënë edhe arsyetimin për një vendim të tillë.

“Me gjithë kërkesën e Teatrit Kombëtar për një rritje të buxhet në kuadër të rishikimit të buxhetit për vitin 2010, ne nuk mund të ndajmë para të tjera përpos shumës prej 220 mijë eurosh. Kjo pasi MKRS-së i është bërë një ndarje jo aq sa kemi pasur kërkesa”, ka thënë Morina. Që teatri ta përballojë këtë gjendje, propozimi i Morinës është i prerë. “Të gjendet me atë buxhet që ka”, ka thënë ai. /Kohanet/

Në trend Kultura

Më shumë
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
Piruni

Piruni

Daut Dauti
VDES NGADALË

VDES NGADALË

Poezi
IDIL I VDEKUR

IDIL I VDEKUR

Poezi
Sabahetja e Prishtinës

Sabahetja e Prishtinës

Kulture
Biznesi i filmave ... mbaroi!

Biznesi i filmave ... mbaroi!

Kulture
Kalo në kategori