LAJMI I FUNDIT:

A do të vaksinohen Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut?

A do të vaksinohen Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut?

Në moshën 94-vjeçare, përkatësisht 99 vjeç, Mbretëresha Elizabeth II dhe Duka i Edinburgut, Princi Filipi do të jenë ndër të parët që do të vaksinohen nga coronavirusi.

Britania e Madhe është shteti i parë në botë që ka aprovuar vaksinën e kompanisë Pfizer, e cila ka efikasitet 95 për qind kundër COVID-19.


Gjatë gjithë pandemisë, Mbretëresha ka ndjekur me përpikëri dhe publikisht udhëzimet e qeverisë.

Ndryshe, për disa në familjen mbretërore, vaksina është një çështje tjetër, një vendim më personal për çiftin që ata mund të dëshirojnë të mbajnë privat në cilindo mënyrë që të zgjedhin të shkojnë.

Ndryshe, Britania tashmë ka porositur mbi 800 mijë doza të vaksinës, të cilën do ta marrin fillimisht stafi mjekësor si dhe të moshuarit. /Telegrafi/