Dy persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur, njëri prej tyre në gjendje rëndë, nga një person i armatosur që hapi zjarr në një rrugë të populluar në qytetin më të madh të Kanadasë, Toronto.

Një nga viktimat është një vajzë e re, ndërsa personi i lënduar në mënyrë kritike është një vajzë 8-vjeçare.

Sipas policisë, i dyshuari 29-vjeçar pati “një shkëmbim zjarri” me oficerët e policisë para se të gjendej i vdekur. Motivi i sulmit është i paqartë dhe policia nuk e ka identifikuar të dyshuarin.

Sulmi në Toronto: I veshur me të zeza dhe kapelë, momenti kur agresori hapi zjarr mbi turmën (Video) Sulmi në Toronto: I veshur me të zeza dhe kapelë, momenti kur agresori hapi zjarr mbi turmën (Video)

Shënjestra e agresorit duket ka qenë një restorant, klientët e të cilit tregojnë sesi dëgjuan papritur zhurma që ngjanin me ato të fishekzjarreve e pastaj, të gjithë nisën të dilnin të tmerruar.

Kryebashkiaku i Torontos, John Tory, e cilësoi ngjarjen një akt të neveritshëm, ndërsa i bëri thirrje njerëzve të mos spekullojnë mbi arsyen e saj. Tory u ankua për faktin se armët janë të aksesueshme nga një numër i madh individësh, çka e thellon akoma më shumë problemin.